Gazeta “Fterra jonë”
Fterrë të kemi në zemër, na dhè emër të dhamë emër!
Nr. 76 - dhjetor 2011
76
Në këtë numër do të lexoni:
GËZUAR VITIN E RI 2012
MBARËSI PËR TË GJITHË!
Viti i Ri gjithmonë më kujton atë zjarrin e madh në vatrat fteriote, atë zjarrin e ngrohtë, bubulak që na bashkon të gjithëve në raste festash e gëzimesh familjare. Kur isha e vogël, gjithmonë Vitin e Ri e kaloja te gjyshërit e mi dhe atje mblidheshim të gjithë, rreth atij zjarrit bubulak në vatrën e oxhakut, që mua nuk më hiqet nga mendja... (Vazhdimi ne faqen 1)
f. 1 nga Orjeta Zhupa (Buneci)
KRIJUESIT FTERIOTË –
VLERA KOMBËTARE
- Vështrim panoramik –
Në nëntorin që shkoi u organizua, si çdo vit, Panairi i Librit “Tirana 2011”, në edicionin e 14 të tij. Një ngjarje e madhe kjo për kulturën dhe artin kombëtar, ku morën pjesë me dhjetëra shtëpi botuese nga të gjitha trevat shqiptare. (Vazhdimi ne faqen 9)
f. 1, 9 nga B. Xhama
NAFIZ BEZHANI –
NJË JETË NË LUFTË PËR DREJTËSI
Më datën 3 janar 2012 fteriotit tonë të shquar e të pa harruar Nafiz Bezhani, po të ishte gjallë do ti festonim 84 vjetorin e lindjes së tij. Fatkeqësisht, xha Nafizin nuk e kemi më, pasi më 16 shtator të vitit 2004, ai u nda nga jeta dhe përveç familjes dhe të afërmëve të tij, na mungon shumë edhe ne, fteriotëve, por edhe miqve dhe shokëve të tij të shumtë. Tashmë edhe Drejtësisë Shqiptare i mungon shumë një jurist dhe një avokat i shquar, një njeri i urtë, i drejtë, dhe i devotshëm dhe një kuadër me vlera të shumëfishta. (Vazhdimi ne faqet 2,3,7)
f. 2,3, 7 nga F. Shkurti
“Zhvillimi historik i mendimit teoriko-juridik shqiptar”
Në Panairin e 14 te librit në nëntor të këtij viti, në Pallatin e Kongreseve, Shtëpia Botuese ERIK organizoi një takim me temën: “ Kontributi i Prof. Ismet Elezit në fushën e së Drejtës Penale” dhe promovimin e librit “Zhvillimi historik i mendimit teoriko-juridik shqiptar” me bashkëautore Ela Elezi.
Shumë pjesëmarrës, miq, kolegë, ish studentë e dashamirës, bënë vlerësime për punën e Ismetit dhe dhane mendime te rëndësishme për librin.
Po botojmë fjalën e Prof. Dr. Ismet Elezi në këtë takim (Vazhdimi ne faqet 4,5)
f. 4, 5 I. Elezi
JETA E FIRDUS MITËS ËSHTË NJË JETË E THJESHTË E KALUAR ME SHUMË VËSHTIRËSI E VUAJTJE, POR EDHE ME ARRITJE, KËNAQËSI E LUMTURI NJERËZORE.
Unë që po shkruaj këto rreshta për Firdus Mitën, kam lidhje të shumëfishta me të. Së pari lidhje farefisnore të dyfishta, si nga babi dhe nga nëna, së dyti si bashkëfshatarë dhe së treti, ne kemi punuar në një ndërmarrje dhe në profesione të përafërta për një kohë shumë të gjatë. Së fundi, ne kemi edhe një të prbashkët ,përsa i përket jetës dhe fatit tonë. Ne të dy jemi rritur jetim, ai nga babai dhe unë nga nëna. Në këto rrethana, ne u lidhëm shumë ngushtë shpirtërisht dhe vazhdojmë të jemi edhe sot e kësaj dite pranë njëri-tjetrit.
Firdusi nuk pati fatin ta njihte të atin, sepse kur ai ishte 14 apo 15 muajsh babai i tij Arif Mita vdiq në moshë të re dhe në rrethana akoma të paqarta. Kjo fatkeqësi e ndoqi Firdusin për keq gjatë gjithë jetës së tij. Unë e mësova vdekjen e Arif Mitës në vjeshtën e vonë të vitit 1943, nëpërmjet lajmit të sjellë nga Nail Bezhani, i cili erdhi herët në mëngjes në Gurrë ku kishim stanet e bagëtinë dhe jetonim në ato vite. Së bashku me neve aty jetonte edhe gjyshja e Firdusit Xheko Mitja (Maçja). Atë ditë në Fterrë ishte njoftuar lajmi i hidhur i vdekjes së Arif Mitës. Naili kishte lidhje me këtë shtëpi, sepse motra e tij Hano Bezhania ishte nuse në Mitaj tek Shefki Mita.
f. 6, 7 nga R. Kurupi (Vazhdimi ne faqet 6, 7)
NË FIZIOTERAPINË E DOKTOR DARINIT.
Edhe pse e kemi njeriun tonë të afërt, nuk e kisha informacionin e nevojshëm dhe nuk e dinim që këtu në mes të Tiranës, Darin Shkurti, i biri i Xhovalin e Lumturi Shkurtit, ka hapur një fizioterapi te re, modene dhe shumë profesionale. Po si i thonë fjalës, kur të detyron halli apo sëmundja, e gjen edhe dermanin. Pas shumë vizitave e mjekimeve pa rezultat tek disa mjek dhe klinika, pra duke mos gjetur përmirësim e shërim nga një dhimbje e shqetësim që kisha në njërën dorë, mësova që ne e paskishim të mirën tek dera e shtëpisë, por që nuk e dinim.
-Pse nuk shkon të vizitohesh dhe mjekohesh në klinikën e Darinit, - më tha një i afërmi ynë. Atje do të gjesh jo vetëm një fizoterapist shumë të mirë nga ana profesionale, por aty ka edhe një pritje, vizitë dhe një kujdes të jashtëzakonshëm. Shko vizitohu dhe do më besosh e do më kujtosh. (vazhdimi ne faqen 8)
f.8 nga A. Kurupi
POEZI NGA TË NDRYSHME
Nga V. Mato, F. Shkurti, M. Thaqi, T. Avreci
f. 10
Urim për Vitin e Ri 2012
Nga A. Ruko
f. 11
Rubrika çfarë dime për toponimet e Fterrës
ÇERICA
f. 11 nga N. Zhupa
RUBRIKA, JA SI SHKRUAJNE FTERIOTËT DHE MIQTË E FTERRËS
f. 12
Shtojca 1 – 2 3 – 4
• Kuriozitetete,
• Këshilla mjekësore për të gjithjë
• Vargje e bejte të hershme nga autorë fteriotë
• Kalendari 2012
KËSHILLA PËR JETËN
- Afroju dashurisë dhe kuzhinës me respekt dhe përkushtim.
- Beso në dashurinë në shikim të parë.
- Beso në Zot, por gjithsesi mbylle derën me çelës.
- Dashuro thellësisht dhe me pasion. Mund te lëndohesh, por kjo është mënyra e vetme për të jetuar plotësisht.
- Edhe nëse nuk je dakord, duhet të jesh besnik. Mos ofendo. Mos gjyko askënd për shkak të
- Është e rëndësishme që atmosfera në shtëpi të jetë e mbushur me dashuri.
- Fiton shumë para? Atëherë vendosi diku ku mund të ndihmosh te tjerët. Ajo është kënaqësia më e madhe që mund të të japë pasuria.
- Fol ngadalë dhe mendo shpejt.
- Ha sa më shumë oriz (të papërpunuar).
- Hapi krahët për ndryshime dhe këmbime, por mos le pas dore vlerat.
- Heshtja është nganjëherë përgjigja me e mirë.
- Jeto një jetë të mirë dhe të ndershme. Më vonë kur tË plakesh mund të shijosh kujtimet.
- Ji i fejuar gjashtë muaj para se të martohesh.
- Krijo martesë me një grua qe i pëlqen të bisedojë. Në pleqëri biseda do të ketë rëndësi më shumë se çdo gjë tjetër.
- Kur dikujt i thua: “Unë të dua”, thuaje sepse e ndjen.
- Kur thua: “Më vjen keq, më fal”, shikoji njerëzit në sy.
- Kur vëren se ke gabuar, ndreqe atë shpejt.
- kushërinjve të tij.
- Lexo më shumë libra dhe shiko më pak TV.
- Lexo midis rreshtave.
- Lutu, ekziston një forcë e pa përshkruar në lutje.
- Mëso përmendësh rreshtat tuaja të preferuara (poezinë).
- moment dhe jo si ka qenë përpara.
- Mos beso në gjithçka që dëgjon, mos e harxho kohën duke fjetur dhe mos fle aq sa do të doje.
- Mos harro se dashuria mes dy personave duhet të jetë më shume se nevoja për njëri tjetrin.
- Mos harro se dashuritë më të mëdha dhe sukseset më të mëdha, përfshijnë edhe rreziqe..
- Mos harro se nëse nuk arrin çdo gjë qe dëshiron, nganjëherë është ajo goditje me fat.
- Mos harro tre gjera: Respekto veten - Respekto të tjerët - Ji i përgjegjshëm për çdo gjë që bën.
- Mos i beso kurrë mashkullit/femrës qe nuk i mbyll sytë kur te puth.
- Mos i fut hundët në çdo gjë.
- Mos ji shumë kurjoz.
- Mos lejo që një keqkuptim i vogël të shkatërroje një miqësi të madhe.
- Mos ndërprit kurrë dikë qe po mundohet të të shprehe respektin.
- Mos u tall me ëndrrat e të tjerëve.
- Ndaje dijen tënde me të tjerët. Kështu krijohet pavdekshmëria.
- Nëse dikush të pyet për diçka që ti nuk do të përgjigjesh atëherë thuaj me buzëqeshje:“Përse të intereson?”.
- Nëse gjerat nuk shkojnë siç duhet me partnerin, vëzhgoje situatën ashtu siç është në atë
- Një herë në vit shko në vendet ku nuk ke qenë më parë.
- Ofroi njerëzve më shumë nga sa ata presin, dhe bëje këtë me kënaqësi.
- Përgjigju në telefon me buzëqeshje, në mënyrë qe personi i cili të ka thirrur ta ndjejë buzëqeshjen.
- Shiko se nga çfare duhet të heqësh dorë në rrugën tënde.
- Thirr nënën tënde.
- Thuaj “shëndet” kur dëgjon se dikush teshtitet.
- Tregohu i kujdesshëm për planetin tonë.
- Vepro gjithmonë në mënyrë të tillë që të krijosh paqe dhe harmoni në rrethin tënd.
Dy videoclipe nga "Ledi Fterra" qe ju rekomandojme ti shikoni
PRITNA, PRITNA FTERRA JONE
Poeme nga Feksor Shkurti
Shikim te kendshem
Is this your website? If so, you can prevent this footer from being displayed by upgrading your account. Click here to upgrade now.